'Ia pruni dekën i biri': Familja e imamit i kërkon falje publike Ramush Haradinajt

'Ia pruni dekën i biri': Familja e imamit i kërkon falje publike Ramush Haradinajt

12:08, 22/06/2018

Familja e imamit Bedri Bytyqi, që u bëri thirrje të gjithë hoxhallarëve të mos marrin pjesë në varrimin e babait të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, ka kërkuar falje për fjalët e imamit. Ajo në një letër publike shprehet se ishte e shokuar me deklaratën e djalit të tyre.

Familja e imamit të xhamisë në fshatin Fortesë të Rahovecit, Bedri Bytyqi, i ka kërkuar falje publike familjes Haradinaj dhe e ka quajtur të pamatur deklaratën e anëtarit të saj si dhe që distancohet nga fjalët e imamit. 

"Kërkim falje publike.

Ne familja Bytyçi, farefisi nga Shkoza, i kërkojmë falje publike familjes Haradinaj, nga Gllogjani, për postimin e një deklarate të pamatur të anëtarit të familjes sonë, disa ditë më parë. Ne si familje, distancohemi nga deklarata e anëtarit të familjes sonë bërë më 17 qershor, ditën që familja Haradinaj, njoftoi për vdekjen e më të dashurit të tyre. Krahas kësaj kërkim falje, paksa me vonesë për shkak të shokimit nga deklarata që na ka shqetësuar rëndë edhe neve si familje, ne i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe farefisit Haradinaj, për vdekjen e më të dashurit të tyre, Hilmi Haradinaj.

    Ja si e përshkruan incidentin e rëndë media kosovare, Telegrafi: "Një imam i një xhamie të Rahovecit, Bedri Bytyqi, ka shkelur të gjitha rregullat e Bashkësisë Islame kur ka dhënë vlerësime se në ceremoninë e varrimit të babait të Ramush Haradinajt nuk duhet të shkojnë hoxhallarët. Këtë qëndrim skandaloz, imami e ka dhënë pak orë pasi ka vdekur Hilmi Haradinaj, babai i Kryeministrit të Kosovës. Bedri Bytyqi, i cili nuk ka përfillur rregullat e Bashkësisë Islame, që imamët nuk duhet të bëjnë veprime që lëndojnë persona të tjerë.

    Imami i Fortesës së Rahovecit ka cituar një këngë popullore kur ka shpërndarë lajmin për vdekjen e Hilmiut, me përmbajtje që askush prej hoxhallarëve nuk guxon me shti.

    “Ia pruni dekën “para” kohe i biri me veprimet e tij!”  “Hoxhallarët s’kanë çka lypin te Gjoka!” “Në këngën e Selman Kadrisë, për dajën që e vrau nipin këndohet:  Ngoni hoxhë e haxhi, Kush kit njeri, N’dhe s’guxon me shti, Ju boj be ja boj ma zi, Ka me shti popi i zi, Nven xhematit kryqali…”, ka shkruar Bytyqi, në rrjetin social Fb.

    Kjo nuk është hera e parë që imamët përfshihen në debate dhe nxisin reagime me deklaratat e tyre. Dikur një imam nga Prishtina predikonte të ishte përcaktuesi i fatit të të gjithë njerëzve, duke dhënë gjykime se kush do të shkojë në parajsë e kush në ferr. Kishte thënë se në ferr do të shkonte Nëna Terezë, gruaja më e famshme në botë për bamirësi që kishte prejardhje shqiptare. Një ditë më parë, Kryeimami i Kosovës, Sabri Bajgora, u bëri thirrje imamëve të kenë kujdes në ligjërimet e tyre të mos lëndojnë ndjenjat e të tjerëve. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    AGIM27/06/2018 15:10

    Interesante , te shikojne pak zyrtaret e FSK se sa fallso jane listate e atyre qe u eshte njohet kontributi ne luften e KOSOVES nga spitali B. CURRIT, nji turp i vertete ata qe kane sherbyer me te vertete nuk jane, jane ata qe nuk ishin as ne Shqiperi fare hajde hajde,,,,,Ju bej t hirrje atyre qe jane pergjegjes per kete turp te evrtete te reagojne se UÇK nuk i d urok keto turpe te verteta.

    Gazetari22/06/2018 12:38

    Si rregull ,shkrimet shkruhen ne gjuhen letrare. Cpaska ndodhur qe nuk e keni pershtatur ne gjuhen letrare? I ka zene gjumi personat perkates? Jeni portal serioz , me i klikuari keshtu qe evitojini keto gabime

    Shto koment

    Denonco