Kuvendi i Kosovës miraton rezoluten për bashkimin e doganave Kosovë - Shqipëri

Kuvendi i Kosovës miraton rezoluten për bashkimin e doganave Kosovë - Shqipëri

12:08, 05/06/2018

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për rezolutën pas debatit parlamentar në lidhje me zbatimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për unifikimin e pikave doganore.

Për këtë rezolutë të propozuar nga deputeti Visar Ymeri nga PSD kanë votuar  67 deputetë, një ka qenë kundër dhe një abstenim.

Deputetët kanë votuar edhe për debatin parlamentar në lidhje me Kartonin e Gjelbër për të cilin 78 deputetë kanë votuar për, një kundër dhe një abstenim.

Ndërsa votimi i rekomandimeve nga interpelanca me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e një milion eurove për veriun është tërhequr për konsultim për tu hedhur më vonë për votim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco