Analisti: “Bujar Bukoshi peng i Xhavit Halitit, grupi i ‘Rognerit’ i paska ditë se kush janë vrasësit e...”

Analisti: “Bujar Bukoshi peng i Xhavit Halitit, grupi i ‘Rognerit’ i paska ditë se kush janë vrasësit e...”

08:46, 29/05/2018

Pas debatit të bërë publik pas akuzave që deputeti Quni lëshoi ndaj Xhavit Halitit për fonfet e qeverisë së Kosoëvs gjatë luftës erdhi edhe nje reagim i Bujar Bukoshit i cili ka deklaruar se nuk kishte komenete në lidhje me këtë çeshtje edhe pas prononcimit të Halitit se kishte ndihmuar që ish kryeministri në ekzil i qeversië së Kosoëvs të mos vritej gjatë kohës së luftës.

Por Profesor, doktor, Binak Maxharraj, përmes një postimi në facebook, ka komentuar deklaratat e Xhavit Halitit, se ai e kishte shpëtuar nga vrasja ish kryeministrin e Kosovës Bujar Bukoshi

Maxharraj, ka kritikuar heshtjen e Bukoshit, i cili tha sot se i ka dëgjuar deklaratat e Halitit, por se nuk dëshiron të flas për to.

“Çka fshihet pas kësaj, a mos është Bujar Bukoshi peng i Xhavit Halitit i cilin nuk po guxon të prononcohet që tani, a mos vallë ka dorë edhe vet Bujar Bukoshi në këto dallaveret rreth pazarit të parave dedikuar luftës. Këtë e dinë vetëm këta dytë, por siç thonë edhe një zot qe e kemi përmbi. Po e lus Zotin e Madh qe Bujar Bukoshi të këtë shëndet të mirë e pas 4-5 muajve të na tregoi, ashtu siç tha edhe vet”, ka shkruar Maxharraj në faqen e tij në facebook, përcjellë “Bota sot”.

Ky është postimi i plotë në rrjetet sociale:

Bujar Bukoshi peng i Xhavit Halitit.

+Vraje, jo mos e vraj së na duhet, të ky janë parat+

Bujar Bukoshi është një njëri mjaftë kontradiktor dhe tinzar. Kur Ibrahim Rugova e formoi qeverinë në ekzil ia vuri syrin Bujar Bukoshit që ta bënte Kryeministër sepse kishte njëfarë besimi në të. Derisa lufta vazhdonte Bujar Bukoshi me ministrat e tij e bënte kokrrën e sefasë, mblidhnin sa mujshin para ne Fondin e 3% u mblodhën me miliona marka. Nganjëherë ia qonte ka ndonjë selam Sllobodan Millosheviqit se është në gjendje t’i hedhë në Kosovë edhe deri në 300 mijë luftëtar, që kurrë se bëri. Më vonë Bujar Bukoshi u rebelua dhe ndaj Presidentit Rugova, filloi ta shantazhoi atë duke ia ndalë financat. Ai atje vepronte ne krye në vete.

Ditët e fundit kur Anton Quni e lëshoi bombën midis Parlamentit të Kosovës, duke e akuzuar shefin e Shtabit të Rognerit Xhavit Halitin së i kishte marrë miliona e miliona para nga Koloneli Ahmet Krasniqi i cili këtë edhe e pagoi me jetë.

Xhavit Halitit i humbi rahatia 18 vjeçare si Nënkryetar i Parlamentit, ai u prishë, u qartë.

Këtë të dhënë askush nuk e mohojë, por e pohuan të gjitha ata qe e dinin këtë punë. Këtë nuk e pranonte vetëm Xhavit Haliti i cili në stilin e tij të njohur vetëm thoshte se këto janë rrena, po rreni, etj.

Së fundi ne këtë dallavere e futi edhe Bujar Bukoshin, Kryeministrin në ekzil se a mos po mundët ai më i ndihmua me e la nga gjynahet e palame. Xhavit Haliti në debat televiziv deklaroi haptas pa fije turpi së ai gjatë luftës ia paska shpëtua jetën Bujar Bukoshit. Pse, nga kush, nga serbët jo, sepse Bukoshi ishte në ekzil, por paska nejtë pak edhe në Tiranë. E bash në qatë kohë, në Tiranë Bukoshi na paska qenë i rrezikuar për jetën. Pra, paskan deshtë me e vra, me e likfidu, por ai si Shefi i Klanit te Rognerit i paska pas ditë së kush janë vrasësit dhe i paska ndalë të mos e vrasin. Po, pse ky njeri nuk i ndali qata vrasës të mos e vrasin edhe Kolonelin Ahmet Krasniqin, apo paska dashtë ta vrasin, sepse parat veç janë marrë, nuk ju duhet më gja, kurse i paska ndalë qe te mos e vrasin Bukoshin, sepse ai na duhet te ai janë paratë.

Nuk thonë badihava se: “shtisi është më i keq së vrasësi”.

Turr e vrap mediat e gjetën dhe e pyetën Bujar Bukoshin së ku metën gjitha ato para të 3% dedikuar luftës, kah shkuan, ku u avulluan, por e pyetën edhe se si ia ka shpëtua jetën Xhavit Haliti.

Bujar Bukoshi si gjithherë që është njeri i mbuluem, i padukshëm tha shul shqip: ”i kamë dëgjuar deklaratat e Xhavit Halitit, por nuk dua te flasë, nuk dua te merrem me ato që thotë Xhavit Haliti, por tha edhe këtë se ”do të merrni vesh pas 4-5 muajve”.

Krejt në fund shtrohet pyetja pse te dalë e vërteta pas 4-5 muajve. Çka fshihet pas kësaj, a mos është Bujar Bukoshi peng i Xhavit Halitit i cilin nuk po guxon të prononcohet që tani, a mos vallë ka dorë edhe vet Bujar Bukoshi në këto dallaveret rreth pazarit të parave dedikuar luftës. Këtë e dinë vetëm këta dytë, por siç thonë edhe një zot qe e kemi përmbi. Po e lus Zotin e Madh qe Bujar Bukoshi të këtë shëndet të mirë e pas 4-5 muajve të na tregoi, ashtu siç tha edhe vet. Besoj se do ta mbajë fjalën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco