Radikalët në Serbi nuk do ta lejojnë manifestimin 'Mirëdita, dobar dan'

Radikalët në Serbi nuk do ta lejojnë manifestimin 'Mirëdita, dobar dan'

13:45, 24/05/2018

Radikalët në Serbi kanë ripërsëritur se do të ndalojnë mbajtjen e manifestimit “Mirëdita, dobar dan” në Beograd. Ata kanë njoftuar se do t’i dorëzojnë një letër  Ministrisë së Punëve të Brendshme për t’i informuar ata se zyrtarët, anëtarët dhe simpatizuesit e kësaj partie do të shfaqen në aktivitetin e organizuar më 30 maj nga Iniciativa e të rinjve për të drejtat e njeriut.

Këtë ia ka thënë gazetarëve deputeti i Partisë Radikale Serbe, Milan Damjanovic sot në Kuvendin e Serbisë, duke shtuar se radikalët do të parandalojnë këtë siç e kanë quajtur “tubim politik dhe anti shtetëror” dhe me mesazhin se radikalët do të paraqesin paralajmërimin e fundit se nuk do të lejojnë mbajtjen e kësaj ngjarjeje, transmeton Klan Kosova.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco