Policia e Kosovës konkurs për policë të rinj, ja kushtet që duhen  për aplikimin

Policia e Kosovës konkurs për policë të rinj, ja kushtet që duhen për aplikimin

14:00, 16/04/2018

Është hapur konkursi për pranimin e zyrtarëve policor. Policia e Kosovës ka bërë të ditur lajmin për hapjen e konkursit bashkë me kushtet e parapara për konkurrim.

Ndër të tjerash qartësohet mirë se si janë udhëzimet për aplikimin me sukses në Policinë e Kosovës dhe se çfarë duhet plotësuar secili person që është i interesuar për të kandiduar.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 16/04/2018, deri me datën 10/05/2018.

Kushtet minimale për aplikim janë:

Të jetë shtetas i Kosovës

Të jetë i moshës 18-30 vjeçar

Ta ketë të përfunduar shkollimin e mesëm

Të jetë në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale

Të mos jetë i dënuar për ndonjë vepër penale

Të mos posedojë në vend të dukshëm tatuazh (fytyrë, qafë, duar)

Të ketë integritet personale dhe vlera të lartë etike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco