Deputetja e LDK Gaxherri: Ja çfarë i ka borxh shteti Ibrahim Rugovës e Adem Jasharit

Deputetja e LDK Gaxherri: Ja çfarë i ka borxh shteti Ibrahim Rugovës e Adem Jasharit

15:49, 06/03/2018

Lufta e shenjtë e familjes Jashari në Prekaz çdo mars përkujtohet e vlerësohet lartë për kontributin e veçantë që ata dhanë në çlirimin e Kosovës. Adem Jashari bashkë më gjithë familjen u flijuan për Kosovën ashtu siç ata jetuan dhe vepruan gjithë jetën e tyre. Sot në ditët e marsit ata kujtohen si asnjëherë më parë dhe që të gjithë luten që punojmë për një shtet demokratik ku sundon ligji. Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe veprimtare e çështjes kombëtare të Kosovës, Besa Gaxherri ka thënë për “Bota sot” se kontributi dhe rënia e Komandantit Adem Jashari më familje për lirinë e popullit dhe vendit të tij,  është vepër unikate e cila para njëzet viteve bëri jehonë në boten e qytetëruar e demokratike.

“Pa dyshim ato dite para njëzet viteve asnjë shqiptar nuk do i harron. Lufta e familjes Jashari e mbyllur në kullën e tyre duke mbrojt pragun e shtëpisë unifikoi dhe i dha forcë e shpresë popullit për të vazhduar luftën për çlirim. Dëshmorëve të Familjes Jashari do ju përkulemi gjithmonë më respekt për sakrificën sublime. Amaneti i Adem Jasharit ishte që Kosova të jetë një shtet demokratik i zhvilluar e në shërbim të popullit e jo te disa individëve siç është realiteti fatkeqësisht në Kosovë” ka thënë Gaxherri.

“Vendi i ka borxh presidentit historik Ibrahim Rugova, komandantit legjendar Adem Jashari e të gjithë dëshmorëve të rënë për Kosovën që të punojmë ditë e natë për një shtet demokratik ku sundon ligji e mirëqenia për të gjithë. Lavdi për jetë e mote për familjen dhe komandantin Adem Jashari”, ka përfunduar Gaxherr

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

fery06/03/2018 16:46

Gjithe ata politikan te Kosoves , qe sot jane bd me afat te skadar , qe si sollen vendit asnji te mire , shume nga ata s po i shofim ne ekranet TV pore, disa te tjere kurresesi te shporren edhe nga skena politike edhe nga mediat , kurresesi ta lene Kosoven dhe popullin e saje rahat por , here pase here dalin , thone dicka dhe na prishin disponimim , ne vend se te veprojne te kunderten ...!!

Shto koment

Denonco