Ndahet nga jeta në moshë të re aktori i '30 Rock'

Ndahet nga jeta në moshë të re aktori i '30 Rock'

10:31, 23/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Aktori amerikan Grizz Chapman, i njohur për rolin e tij në serialin e famshëm komik “30 Rock”, ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare.

Lajmi është konfirmuar nga miku dhe kolegu i tij, Kevin Brown, i cili në serial interpretonte personazhin “Dot Com”. Përmes një mesazhi emocional në rrjetet sociale, Brown njoftoi ndarjen nga jeta të Chapman, duke shkruar: “Me keqardhje ju njoftoj se Mack Chapman, i njohur si Grizz Chapman, u nda nga jeta sot. U prehtë në paqe.”

Sipas mediave amerikane, aktori prej disa vitesh vuante nga probleme shëndetësore dhe ishte në dializë. Ndërkohë, kushëriri i tij Donte Harrison bëri të ditur se Chapman ka ndërruar jetë në gjumë, pas një beteje të gjatë me sëmundjen.

Grizz Chapman u bë i njohur për publikun falë rolit të truprojës së personazhit Tracy Jordan, të interpretuar nga Tracy Morgan në serialin 30 Rock. Personazhi i tij u kthye në një nga më të dashurit e serialit, për shkak të skenave humoristike dhe bashkëpunimit me kastin kryesor.

Pas suksesit në “30 Rock”, Chapman u shfaq edhe në seriale të tjera të njohura si Blue Bloods, The Blacklist dhe The Good Fight.

Ai lë pas bashkëshorten dhe dy fëmijë, ndërsa fansat dhe kolegët po e kujtojnë si një figurë me energji pozitive dhe zemër të madhe.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco