Aksidentohet aktori Jeremy Renner

Aksidentohet aktori Jeremy Renner

13:06, 02/01/2023
A+ Aa A-

Aktori Jeremy Renner është në gjendje “kritike por të qëndrueshme” pas një aksidenti të shkaktuar nga moti.

Përfaqësuesi i Renner konfirmoi për revistën Vanity se “Jeremy është në gjendje kritike, por stabile” me lëndime të pësuara pasi përjetoi një aksident të lidhur me motin ndërsa po hiqte borën.

Renner ka në pronësi një shtëpi në Washoe County, Nevada për disa vite, sipas “Reno Gazette Journal”. Sipas gazetës, ajo zonë në Nevadën veriore mori reshje të mëdha dëbore në prag të ndërrimit të viteve.

Renner ka luajtur në shumë projekte të Marvel. Përveçse te “Hakmarrësi”, Renner ka luajtur në shumë filma, duke përfshirë dy filma “Mission: Impossible”, si dhe “Arrival”, “American Hustle” dhe “28 Weeks Later”.

Ai ka qenë gjithashtu i nominuar për dy Oscar, për “The Town” dhe aktori më i mirë për punën e tij në “The Hurt Locker”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco