Rajoni jugor i Algarves në Portugali përjetoi një “valë të nxehti detar”, tha të martën Autoriteti Detar i vendit, pasi mblodhi rezultatet e regjistruara nga një pajisje e vendosur në det pranë plazheve të Faros midis 28 qershorit dhe 9 korrikut.
Pajisja, është pjesë e rrjetit kombëtar të monitorimit të Institutit Hidrografik (MONIZEE).
Sipas të dhënave, ujërat përreth plazheve në zonë arritën temperatura deri në 25.1°C.
Temperaturat janë "dukshëm më të larta" se mesatarja e 20 viteve të fundit, duke treguar shfaqjen e një fenomeni ekstrem të quajtur "valë e të nxehtit detar", sipas një deklarate të publikuar në faqen e internetit të Marinës Portugeze.
“Një ‘valë e të nxehtit detar’ konsiderohet se ndodh nëse temperatura ditore e detit tejkalon, për të paktën pesë ditë rresht, një kufi të lartë statistikor, të quajtur percentili i 90-të i temperaturës mesatare për atë rajon dhe kohë të vitit”, thuhet në deklaratë.
Sipas deklaratës, temperatura ditore e ujit të detit e regjistruar në Faro "tejkaloi temperaturën mesatare me më shumë se 5°C" dhe për këtë arsye korrespondon me "kategorinë e valës së të nxehtit detar që konsiderohet ekstreme".
"Temperatura mesatare u përcaktua nga të dhënat e mbledhura në Faro gjatë 20 viteve të fundit (2004-2024), duke shërbyer si referencë për identifikimin e ngjarjeve të valëve të të nxehtit detar."
Që kur u mblodhën të dhënat, temperaturat janë kthyer në normale, me detin në Algarve tani më të freskët, me ujin midis 18 dhe 20°C./ Euronews.
© SYRI.net