Dua Lipa dhe bashkëshorti i saj, aktori britanik Callum Turner, janë shfaqur së bashku në finalen e Kupës së Botës, duke tërhequr vëmendjen e kamerave me paraqitjen e tyre.
Çifti, i cili u martua dy muaj më parë në Londër dhe festoi martesën me një ceremoni tre-ditore në Palermo të Siçilisë, ndoqi nga afër finalen e zhvilluar të dielën, më 19 korrik, mes Spanjës dhe Argjentinës. Ndeshja përfundoi me fitoren 1-0 të Spanjës.
Sipas Daily Mail, kamerat i filmuan teksa largoheshin nga stadiumi të kapur për dore. Dua Lipa kishte zgjedhur një stil casual, me kapelen zyrtare të eventit, një bluzë të bardhë me shpinë të hapur, xhinse, taka me print gjarpri, një çantë kafe të kombinuar me një shall rozë dhe unaza të mëdha.

Nga ana tjetër, Callum Turner u shfaq i veshur me një bluzë të zezë, xhinse, këpucë kafe dhe syze dielli të zeza.
Dalja e tyre publike vjen vetëm pak javë pas martesës, ndërsa çifti vijon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave dhe fansave me paraqitjet e përbashkëta në evente të rëndësishme.
© SYRI.net