Këngëtarja Arta Kabashi është rikthyer me një projekt të ri muzikor, të titulluar "Lejëm", i cili tashmë është i disponueshëm me videoklip zyrtar në YouTube.
Projekti i ri është lansuar në kanalin ART, në bashkëpunim me Fole Publishing, ndërsa për realizimin muzikor është përkujdesur Elgit Doda, i cili mban edhe rolin e producentit.
Teksti i këngës është shkruar nga vetë Arta Kabashi, Elgit Doda dhe ZTC, ndërsa videoklipi u realizua nga Venetwork.
Kënga "Lejëm" vjen si një dëshmi e vazhdimësisë së saj në muzikë, duke tërhequr vëmendjen e fansave, sidomos pasi Arta ka qenë më e tërhequr nga ekspozimi publik gjatë muajve të fundit.
Këngëtarja ka bërë një distancim nga rrjetet sociale, megjithatë ka vazhduar të jetë aktive në muzikë, duke sjellë projekte të reja dhe duke mbajtur kontaktin me publikun përmes artit të saj.
Përveç videoklipit në YouTube, kënga "Lejëm" është e disponueshme edhe në platformat digjitale, duke u bërë e qasshme për dëgjuesit në shërbime muzikore online.
Besohet se ky projekt i Artës do të pëlqehet nga publiku dhe do të arrijë suksesin e merituar.
© SYRI.net