Dalin pamjet, momenti kur Gjesti hyn i armatosur në zyrat e shtëpisë diskografike

Dalin pamjet, momenti kur Gjesti hyn i armatosur në zyrat e shtëpisë diskografike

22:32, 03/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Janë publikuar pamjet që tregojnë momentin kur këngëtari Besart Kelmendi, i njohur me emrin artistik Gjesti, hyn në ambientet e shtëpisë muzikore Onima, një ngjarje që kishte bërë bujë të madhe në media dhe opinionin publik rreth dy muaj më parë.

Rasti në fjalë çoi edhe në arrestimin e artistit, pasi sipas raportimeve të mëhershme, ai dyshohej se ishte paraqitur në zyrat e studios i armatosur dhe në kërkim të një personi me inicialet E.Sh.

Pamjet, të publikuara së fundmi nga Gazeta Sinjali, hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen që kishte shkaktuar reagime të shumta në publik.

Në video, Gjesti shihet në ambientet e zyrës, ndërsa vërehet qartë se mban një armë.

Po ashtu, në një moment ai shihet duke shkaktuar dëme materiale brenda objektit, duke rrëzuar një kompjuter në tokë gjatë incidentit.

Ngjarja kishte ngjallur debat të madh para dy muajsh duke tronditur opinionin publik.

Gjesti ishte arrestuar më 11 mars, nën dyshimin për tri vepra penale: “Armëmbajtje pa leje”, “Kanosje” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco