Dafina Zeqiri në pritje të fëmijës së saj të dytë

Dafina Zeqiri në pritje të fëmijës së saj të dytë

07:15, 16/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dafina Zeqiri është në pritje të fëmijës së saj të dytë.

Këngëtarja ka ndarë lajmin e ëmbël gjatë turit të saj të koncerteve "Supernova", teksa kësaj here performonte në Tiranë.

Në videot që janë bërë virale në rrjetet sociale, Dafina shfaqet duke prekur barkun e rrumbullakosur, teksa tha:

"Kam performuar vetë e dyta", duke konfirmuar shtatzëninë.

Në korrik të vitit 2025, ajo solli në jetë djalin e saj, Daskan, ndërsa tani duket se shumë shpejt ai do të bëhet me një motër ose vëlla.

Dafina Zeqiri dhe partneri i saj, Kreshnik Gjergji, janë prej kohësh në një lidhje romantike që ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes mediatike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco