Madonna, Shakira dhe BTS do të ngjiten në skenë në finalen e Kupës së Botës

Madonna, Shakira dhe BTS do të ngjiten në skenë në finalen e Kupës së Botës

09:21, 15/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Finalja e Kupës së Botës në futboll do të shoqërohet me një spektakël të madh muzikor, ku do të performojnë Madonna, Shakira dhe grupi korean BTS, kanë bërë të ditur organizatorët.

Ndeshja finale e Botërorit do të zhvillohet më 19 korrik në New Jersey. Për herë të parë në historinë e këtij kompeticioni, gjatë pushimit mes pjesëve do të organizohet një “halftime show”, i ngjashëm me atë të Super Bowl-it amerikan. Programi do të prezantohet nga Chris Martin, vokalisti i grupit Coldplay.

Sipas ESPN, pushimi mes pjesëve mund të zgjasë më shumë se 15 minutat standarde për t’i lënë hapësirë performancave muzikore.

Shfaqjet artistike gjatë finales janë një traditë shumë e njohur në eventet sportive në SHBA, sidomos në Super Bowl.

Kupa e Botës 2026 do të mbahet nga 11 qershori deri më 19 korrik në 16 qytete të SHBA-së, Meksikës dhe Kanadasë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco