Samsung ka mohuar akuzat se ka përdorur imazhin e këngëtares Dua Lipa pa leje, mes një padie prej 15 milionë dollarësh të ngritur nga artistja.
Gjiganti teknologjik deklaroi se fotografia ishte marrë nga një partner përmbajtjeje për shërbimin “Samsung TV Plus” dhe se kompania kishte marrë garanci që të gjitha të drejtat e nevojshme ishin siguruar paraprakisht.
Samsung theksoi se nuk kishte asnjë përdorim “të qëllimshëm apo të paautorizuar” të imazhit të këngëtares.
Nga ana tjetër, Dua Lipa pretendon se fotografia e saj është përdorur në paketimin e televizorëve në një mënyrë që krijonte përshtypjen sikur ajo promovonte apo mbështeste produktet e kompanisë.
“Zonja Lipa nuk e ka lejuar dhe nuk do ta kishte lejuar kurrë këtë përdorim”, shkruhet në dokumentet e paraqitura në gjykatë.
© SYRI.net