E ndjek në çdo performancë - Adrola Dushi dhe Capital T tashmë të pandarë

E ndjek në çdo performancë - Adrola Dushi dhe Capital T tashmë të pandarë

11:50, 12/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Adrola Dushi ka ndarë në InstaStory një fotografi krah Capital T, duke tërhequr vëmendje të menjëhershme në rrjete sociale.

Në imazh, ajo pozon para pasqyrës, ndërsa reperi shfaqet pranë saj duke e përqafuar nga pas.


Modelja ka qenë së fundmi edhe në koncertin e Elvana Gjatës në Milano, ku në skenë performoi edhe partneri i saj.

Prania e saj në publik, si edhe postimet e fundit, u panë si konfirmim i vazhdueshëm i marrëdhënies së tyre, e cila për një kohë të gjatë ishte vetëm në nivel përfoljesh.

Adrola është parë shpesh pranë reperit në paraqitje të ndryshme dhe konsiderohet një nga mbështetëset e tij më të mëdha, pasi e shoqëron dhe e ndjek në pothuajse çdo event apo angazhim artistik.

Image

Lidhja e dyshes u zyrtarizua vetëm pak kohë më parë, ndonëse për romancën e tyre flitet prej vitesh.

Ndërkohë, Adrola ka qenë më herët e martuar me Adis Patushin, me të cilin ka edhe një djalë. /Telegrafi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco