Nesrin Cavadzade martohet fshehurazi! Diferenca në moshë shkakton debat

Nesrin Cavadzade martohet fshehurazi! Diferenca në moshë shkakton debat

21:40, 10/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Aktorja e njohur turke Nesrin Cavadzade, dyshohet se është martuar me Kadir Taner Uçar në Bodrum.

Lajmi ka bërë bujë në mediat rozë, ndërsa mungesa e detajeve dhe postimet misterioze të aktores kanë shtuar kuriozitetin publik.

Sipas raportimeve, Cavadzade dhe Uçar thuhet se janë martuar në një ceremoni të qetë në Bodrum, duke e mbajtur ngjarjen larg vëmendjes së publikut.

Postimet misterioze që ngjallën dyshime

Aktorja ka publikuar disa foto që kanë ngjallur konfuzion.

Fillimisht ajo ka ndarë foto të karrigeve bosh nga ambienti i ceremonisë, ndërsa më pas ka publikuar një foto nga mbrapa me bashkëshortin e saj të supozuar, Kadir Taner Uçar.

Sipas raportimeve tĂ« Birsen Altuntaß, edhe qeni i aktores, poodle me emrin Dolce, Ă«shtĂ« parĂ« i veshur me njĂ« papion, detaj qĂ« ka tĂ«rhequr vĂ«mendje nĂ« rrjete sociale.

Po ashtu, pretendohet se Cavadzade ka marrë pjesë në xhirimet e fotos së posterit të serialit në mëngjesin e ditës së dasmës.

Misteri i fustanit të nusërisë

Një nga temat më të diskutuara në rrjet është mungesa e çdo fotografie nga fustani i nusërisë. Aktorja nuk ka ndarë asnjë imazh nga ceremonia, duke rritur edhe më shumë kuriozitetin e fansave.

Sipas pretendimeve, ceremonia ka përkuar me ditëlindjen e Kadir Taner Uçar. Mes tij, 36 vjeç, dhe Cavadzade, 43 vjeçe, ekziston një diferencë moshe prej 7 vitesh, e cila është bërë gjithashtu temë diskutimi në media.

Gazetari Mehmet ÜstĂŒndağ ka zbuluar disa detaje mbi kĂ«tĂ« martesĂ« tĂ« papritur. Sipas tij, ceremonia Ă«shtĂ« zhvilluar nĂ« Bodrum, ndĂ«rsa dasma e vĂ«rtetĂ« pritet tĂ« mbahet pas njĂ« muaji. Po ashtu, ai ka deklaruar se çifti Ă«shtĂ« njohur nĂ« njĂ« palestĂ«r nĂ« Etiler.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco