Zbulohet SEKRETI! Si Mbretëresha Elizabeth II dhe Princi Philip sfiduan gjithçka për 73 vite martesë...

Zbulohet SEKRETI! Si Mbretëresha Elizabeth II dhe Princi Philip sfiduan gjithçka për 73 vite martesë...

22:42, 20/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ekspert mbretëror ka zbuluar detaje të reja mbi marrëdhënien e gjatë dhe të qëndrueshme mes Mbretëreshës së ndjerë, Elizabeth II, dhe bashkëshortit të saj, Princit Philip, duke i përshkruar ata si një “duo të pandashëm” që formësuan monarkinë moderne britanike.

Sipas ekspertit Gyles Brandreth, i cili foli në podcast-in “A Right Royal Podcast”, martesa e tyre prej më shumë se shtatë dekadash ishte një shembull i rrallë stabiliteti dhe bashkëjetese në historinë mbretërore.

'Është e jashtëzakonshme të jetosh kaq gjatë me të njëjtin person dhe të vazhdosh të kesh një marrëdhënie kaq të mirë. Ata ishin një ‘double act’ i pabesueshëm', u shpreh ai.

Brandreth theksoi se çifti mbretëror arriti të përshtatej me ndryshimet e kohës, duke përfshirë edhe transformimet brenda familjes mbretërore, si divorci i Princit Charles nga Princesha Diana dhe më vonë martesa e tij me Camilla-n.

Sipas tij, edhe pse familja mbretërore u përball me skandale dhe ndryshime të mëdha, Mbretëresha Elizabeth II dhe Princi Philip i pranuan këto zhvillime dhe arritën të ruanin unitetin familjar.

'Camilla u pranua nga familja dhe u bë pjesë e saj. Këto ndryshime u integruan në mënyrë të natyrshme', shtoi eksperti.

Pas vdekjes së Princit Philip në vitin 2021, në moshën 99-vjeçare, mbretëresha u shfaq e vetme në ceremoninë e lamtumirës së tij për shkak të kufizimeve të pandemisë, një moment që u konsiderua simbolik për lidhjen e tyre të gjatë dhe të fortë.

Ndërkohë, familja mbretërore po përgatitet të nderojë kujtimin e Mbretëreshës Elizabeth II në 100-vjetorin e lindjes së saj, më 21 prill, me një sërë aktivitetesh zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas ekspertëve, trashëgimia e çiftit Elizabeth–Philip mbetet një nga themelet më të forta të monarkisë moderne britanike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco