Lajmi i fundit

‘Korigjimi i padrejtësisë të lobuar nga Rama-Soros’/ Berisha: Mirënjohje administratës Trump dhe çdo demokrati shqiptar…

Njihuni me stilistët që transformojnë familjet mbretërore

Njihuni me stilistët që transformojnë familjet mbretërore

13:14, 15/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në fillim të këtij muaji, këshilltarja e garderobës së princeshës së Uellsit, Natasha Archer, njoftoi hapjen e biznesit të saj të ri si stiliste, pas më shumë se një dekade pune në familjen mbretërore. Edhe pse princesha ka thënë shpesh se nuk dëshiron që veshjet e saj të jenë në qendër të vëmendjes, është e qartë se Archer ka ndihmuar në transformimin e stilit të Katerinës, duke e kthyer atë në një ikonë elegante dhe moderne të modës mbretërore.

Stilistët dhe garderobistët janë ndër personat më të rëndësishëm në çdo familje mbretërore, edhe pse zakonisht nuk njihen nga publiku. Ata sigurohen që një princeshë apo mbretëreshë të vishet në mënyrë të përshtatshme për çdo rast, duke marrë parasysh faktorë si moti apo aktivitetet. Përtej kësaj, një stilist i mirë ndihmon një figurë mbretërore të kontrollojë imazhin e saj, duke krijuar një garderobë që shpreh personalitetin e saj.

Siç thotë autorja Elizabeth Holmes, një pjesë e madhe e mënyrës se si perceptohen publikisht varet nga paraqitja e tyre. Një stilist mund ta drejtojë këtë imazh, duke e bërë më klasik ose më modern, sipas rastit.

Një shembull i qartë është Angela Kelly, e cila me zgjedhjen e ngjyrave më të forta e transformoi mbretëreshën Elizabeta II në një figurë më energjike dhe të dallueshme. Por përveç estetikës, shumë e rëndësishme është edhe ana praktike: organizimi i garderobës, bashkëpunimi me stilistë, rregullimet e rrobave dhe përgatitja e tyre. Perfeksioni në detaje është thelbësor në modën mbretërore.

Më poshtë janë disa nga stilistët që qëndrojnë pas figurave mbretërore në botë:

Anja Camilla Alajdi – Mbretëresha Meri e Danimarkës

Alajdi filloi të punonte me Mary në vitin 2002, kur ajo ishte ende një vajzë australiane me stil shumë të thjeshtë. Me kalimin e viteve, ajo e transformoi plotësisht pamjen e saj, duke e bërë një nga mbretëreshat më elegante në Europë.

ImagePika e veçantë: Alajdi e ndihmoi Merin të përmirësonte stilin duke kombinuar marka daneze me veshje më të përballueshme dhe bizhuteri të rafinuara. Ky kombinim mes luksit dhe thjeshtësisë është bërë model për shumë figura të tjera mbretërore.

Tina Törnqvist – Princesha e Kurorës Viktoria e Suedisë

Törnqvist ka punuar me princeshën për më shumë se një dekadë. Victoria ka pranuar se nuk është shumë e interesuar për modën dhe i beson stilistes për zgjedhjet e saj.

ImagePika e veçantë: Theksi tek qëndrueshmëria. Princesha shpesh ripërdor rrobat, ndërsa stilistja i transformon ato me detaje të reja, duke u dhënë një pamje të freskët pa pasur nevojë për veshje të reja.

Jacqui Meakin – Mbretëresha Kamila

Meakin ka dekada eksperiencë me familjen mbretërore dhe filloi të punonte me Kamilën para martesës së saj me princin Çarls. Ajo e ndihmoi të kalonte nga një stil i thjeshtë rural në një paraqitje elegante dhe formale.

ImagePika e veçantë: Njohja e thellë e protokollit mbretëror dhe lidhjet e shumta me stilistë të ndryshëm, që e ndihmojnë të zgjedhë gjithmonë veshjen e duhur për çdo rast.

Annie Miall – Zara Tindall

Miall filloi të punonte me Zara Tindall-in në vitin 2020 dhe është vlerësuar për modernizimin e garderobës së saj.

ImagePika e veçantë: Ajo sjell freski dhe guxim në stil, duke përdorur ngjyra, printime dhe aksesorë të veçantë, sidomos për evente në natyrë si garat e kuajve.

Eva Fernandez – Mbretëresha Leticia e Spanjës

Ish-redaktore mode, Fernandez e ka ngritur stilin e Leticias në një nivel më modern dhe të guximshëm, me kostume të qepura bukur dhe kombinime elegante.

ImagePika e veçantë: Ajo e ka afruar mbretëreshën me markat e përballueshme si Zara, duke e bërë stilin e saj më të arritshëm dhe shumë të imituar nga publiku.

Lotta Carlsen – Princesha Sofia e Suedisë

Carlsen ndihmoi Sofinë, e cila më parë ishte figurë publike në media, të përshtatej me jetën mbretërore përmes një stili më klasik dhe të përmbajtur.

Pika e veçantë: Ajo krijoi një imazh femëror dhe të afërt, me elementë si lule, fjongo dhe aksesorë delikatë, duke e kthyer Sofinë në një figurë moderne përrallore.

ImageStilistët mbretërorë luajnë një rol shumë më të madh sesa thjesht zgjedhja e rrobave. Ata ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën se si perceptohen figurat mbretërore dhe ndihmojnë në ndërtimin e identitetit të tyre publik. /Telegraph – Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco