Cantona rikthehet ndryshe, legjenda e Manchester United publikon albumin e parë muzikor

Cantona rikthehet ndryshe, legjenda e Manchester United publikon albumin e parë muzikor

16:56, 21/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ish-sulmuesi legjendar i Manchester United, Eric Cantona, ka ndërmarrë një hap të ri në karrierën e tij, kësaj here larg fushave të futbollit. Francezi 59-vjeçar ka publikuar albumin e tij të parë muzikor, të titulluar ‘Perfect Imperfection’.

Albumi përmban 10 këngë, të realizuara në frëngjisht dhe anglisht, ku vetë Cantona është autor dhe kompozitor i tyre. Në disa prej këngëve, ai ka bashkëpunuar me artistë si Johan Dalgaard dhe Gaetan Roussel, duke sjellë një projekt personal dhe mjaft të veçantë.

Ky nuk është kontakti i parë i Cantona-së me muzikën. Që në vitin 2023, ai kishte prezantuar disa këngë për publikun dhe kishte zhvilluar një turne me titull “CantonasingsEric”, duke paralajmëruar kështu këtë hap të rëndësishëm në karrierën artistike.

Megjithatë, kalimi drejt muzikës nuk do të thotë se Cantona po heq dorë nga aktrimi. Përkundrazi, ai mbetet aktiv edhe në këtë fushë. Së fundmi, ai ka marrë pjesë në serialin Alter Ego, ku interpreton rolin e një polici, si dhe në sezonin e dytë të “Brigade Anonyme”.

Në kinematografi, ish-ylli francez pritet të shfaqet edhe në filmin ‘Les Matins merveilleux’, si dhe në projektin “Nirvana”, përkrah Gad Elmaleh dhe Hakim Bougheraba, i cili pritet të dalë në kinema më 19 gusht.

Cantona vazhdon të dëshmojë se talenti i tij shkon përtej futbollit, duke u shndërruar në një artist të gjithanshëm.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco