Lajmi i fundit

‘Korigjimi i padrejtësisë të lobuar nga Rama-Soros’/ Berisha: Mirënjohje administratës Trump dhe çdo demokrati shqiptar…

Reperi amerikan Mystikal shpallet fajtor, pranon akuzat për përdhunim

Reperi amerikan Mystikal shpallet fajtor, pranon akuzat për përdhunim

11:08, 18/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Reperi amerikan Mystikal u deklarua fajtor të martën për përdhunim të shkallës së tretë në lidhje me një rast që çoi në arrestimin e tij në vitin 2022.

Mystikal emri i vërtetë i të cilit është Michael Tyler përballet me deri në 20 vjet burg pasi u deklarua fajtor në një gjykatë shtetërore jashtë Baton Rouge.

55-vjeçari Tyler fillimisht ishte akuzuar për vepra penale më të rënda, për të cilat ai u deklarua i pafajshëm. Ai akuzohej për përdhunim i shkallës së parë, grabitje e thjeshtë dhe dhunë në familje.

Nëse dënohej sipas akuzës fillestare, ai do të përballej me burgim të përjetshëm. Mystikal shënoi një hit global në vitin 2000 me Shake Ya Ass dhe më pas u nominua për dy çmime Grammy. Kënga pati një rol të paharrueshëm në filmin “About a Boy” me Hugh Grant, Toni Collette dhe Nicholas Hoult.

Ai gjithashtu pati një debutim me albumin e tij që u rendit në krye të Billboard 200 përpara se të dënohej me gjashtë vjet burg në vitin 2004, pasi u shpall fajtor për sulm seksual dhe zhvatje.

Në vitin 2012, tekstshkruesi u burgos për tre muaj pas një arrestimi për një akuzë për dhunë në familje. Pastaj, në vitin 2017, ai u akuzua për përdhunim dhe rrëmbim para se autoritetet përfundimisht ta pushonin çështjen.

Çështja për të cilën Tyler u deklarua fajtor të martën kishte të bënte me përdhunim dhe dhunë ndaj një personi. Ajo tha gjithashtu se ai i mori telefonin dhe çelësat e makinës për ta ndaluar të largohej dhe më pas e detyroi t’i dërgonte para përmes platformës Cash App.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco