Lajmi i fundit

‘Korigjimi i padrejtësisë të lobuar nga Rama-Soros’/ Berisha: Mirënjohje administratës Trump dhe çdo demokrati shqiptar…

Ana tjetër e medaljes në ceremoninë e çmimeve Oscar! Salla ku ishin ulur yjet e Hollivudit mbushur plot me…

Ana tjetër e medaljes në ceremoninë e çmimeve Oscar! Salla ku ishin ulur yjet e Hollivudit mbushur plot me…

19:16, 16/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari amerikan Matt Neglia, nga faqja e internetit Next Best Picture, ka publikuar një imazh nga nata e ndarjes së çmimeve Oscar në Dolby Theatre në Los Angeles, i cili ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet.

Fotoja është realizuar pas përfundimit të ceremonisë së 98th Academy Awards dhe tregon gjendjen e sallës pasi të ftuarit ishin larguar. Pamja e publikuar është cilësuar nga shumë përdorues si e dhimbshme dhe zhgënjyese.

Menjëherë pas publikimit të saj, në rrjetet sociale kanë vërshuar komentet kritike, ku shumë njerëz kanë vënë në dukje kontrastin mes mesazheve që shpesh promovohen në evente të tilla si etika, respekti dhe mbrojtja e mjedisit – dhe pamjes së lënë pas në sallë pas ceremonisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco