Ja çfarë ndodhi me Instagramin e Brooklyn Beckham pas deklaratave virale

Ja çfarë ndodhi me Instagramin e Brooklyn Beckham pas deklaratave virale

11:06, 31/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ndjekësit në rrjetet sociale sa vijnë e shtohen për Brooklyn Beckham dhe e gjitha kjo falë deklaratave të bujshme që ai bëri mbi prindërit e tij.

Shifrat janë të kënaqshme dhe sipas raportimeve ato shkojnë deri në një milion. Të dhënat e Cupid PR tregojnë se llogaria e Brooklyn-it në Instagram ka fituar 937,109 ndjekës gjatë 30 ditëve të fundit.

E gjitha kjo filloi më 19 janar, pikërisht në ditën kur ai publikoi disa deklarata në lidhje me një sërë konfliktesh që përfliteshin prej kohësh për marrëdhënien e tij dhe Nicola Peltz me pjesën tjetër të familjes Beckham.

“Këto të dhëna tregojnë shumë qartë se sa shpejt mund të ndryshojë vëmendja e publikut dhe se si rrjetet sociale pasqyrojnë bisedat dhe interesin që kanë një pjesë e mirë e njerëzve,” tha Sophie Rhone, themeluese e Cupid PR, në një deklaratë për shtyp.

Sipas saj, llogaria e Brooklyn-it kaloi nga një ekstrem në tjetrin. Përpara se të fliste publikisht për familjen, numri i ndjekësve në rrjetet e tij ishte në rënie, por më vonë e gjitha kjo ndryshoi.

Ajo u shpreh se e gjitha kjo erdhi për shkak se rrëfimi i tij ishte shumë personal, dhe rrjetet sociale edhe këtë herë u kthyen në matës të kuriozitetit të publikut, të cilët duket se duan të mësojnë akoma edhe më shumë mbi dramat brenda familjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco