Rikthimi i madh i Gjestit: Kënga ‘Memories’ bën histori në Youtube në pak orë, thyen rekorde globale!

Rikthimi i madh i Gjestit: Kënga ‘Memories’ bën histori në Youtube në pak orë, thyen rekorde globale!

13:17, 30/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Këngëtari i njohur shqiptar, Gjesti, ka bërë një rikthim befasues në skenën muzikore me këngën e tij të re “Memories”, e cila po thyen rekordet e shikueshmërisë në mbarë botën.

Pas një periudhe të gjatë pauze për shkak të një tragjedie personale, rikthimi i tij ka qenë emocional dhe i ndjerë nga fansat, të cilët e pritën me padurim.

Kënga, e publikuar mbrëmjen e së enjtes, u mirëprit me entuziazëm nga publiku dhe u rendit ndër 11 më të klikuarat në botë në një kohë shumë të shkurtër. Fansat nuk mund të besonin shpejtësinë me të cilën “Memories” po rrëmben zemrat e dëgjuesve.

Gjesti rrëfeu se “Memories” është krijuar me shumë emocion dhe përkushtim, duke kaluar vështirësi të mëdha gjatë procesit të incizimit. Frymëzimi për këtë projekt erdhi nga humbja tragjike e vëllait të tij, duke e bërë këngën një mënyrë për të përjetuar dhe ndarë dhimbjen dhe dashurinë për familjen.

Image

Përmes këtij rikthimi, Gjesti tregon një anë më të ndjerë të tij, duke fituar zemrat e fansave dhe duke u bërë një nga temat më të diskutuara online.

Fansat e tij po shpërthejnë në emocion: disa e quajnë “kënga më e fuqishme e tij deri tani”, ndërsa të tjerë thonë se “Gjesti ka rikthyer magjinë që na kishte munguar”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco