‘Të q...sha ropt’/ Keijsi dëgjohet duke sharë Stelinën në BBVA

‘Të q...sha ropt’/ Keijsi dëgjohet duke sharë Stelinën në BBVA

20:00, 22/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një video e banorit të Big Brother VIP Albania 5, Kejsi, është bërë virale në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta nga publiku.

Në pamjet e shpërndara, Kejsi dëgjohet duke sharë Stelinën, me të cilën ka pasur më herët një histori dashurie. “Bravo Stelina, bravo”, shprehet ai fillimisht, për të vijuar më pas me fjalë fyese ndaj saj.

Banorja Ina ndërhyn duke ia kujtuar se ndodhen në një reality show dhe se duhet të ketë kujdes me fjalorin. Megjithatë, Kejsi duket indiferent ndaj situatës, duke u shprehur: “Më lër rehat se nuk më plas që ka kamera”.

Nga sjellja e tij, shihet qartë se Kejsi ka qenë në gjendje nervozizmi dhe nuk ka menduar për pasojat që kjo sjellje mund të ketë brenda lojës.

Mbetet për t’u parë nëse produksioni do të reagojë me një zarf të zi apo ndonjë masë ndëshkuese për këtë incident.

@bbviprrumpalle Nxirreni jasht kte krn ⚫️ #bigbrothervipalbania #bigbrothervipkosova #fyp #albania🇦🇱 #viral ♬ original sound - BBVipRrumpalle

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco