Thellohet drama e familjes Beckham/ Ish-e dashura e Brooklyn del hapur në mbështetje të tij: Ja çfarë më ka bërë edhe mua Victoria

Thellohet drama e familjes Beckham/ Ish-e dashura e Brooklyn del hapur në mbështetje të tij: Ja çfarë më ka bërë edhe mua Victoria

15:50, 21/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Drama brenda familjes Beckham duket se po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha. Pas deklaratës së fortë të Brooklyn Beckham për marrëdhëniet e tensionuara me familjen e tij, reagimet nuk kanë munguar. Së fundmi, një nga ish-të dashurat e tij më të njohura, këngëtarja Tallia Storm, ka zgjedhur të flasë publikisht, duke u rreshtuar pa asnjë hezitim në krah të tij.

Në një intervistë për Mirror, Tallia është shprehur qartë: “Jam 100 për qind me Brooklyn”.

Duke kujtuar lidhjen e tyre në adoleshencë, rreth vitit 2014, ajo e përshkruan Brooklyn si “dashurinë e saj të parë”. Në atë kohë, të dy ishin vetëm 16 vjeç dhe Tallia ishte vajza e parë që u shfaq publikisht në krah të djalit të David dhe Victoria Beckham.

Këngëtarja rrëfen një episod që e ka lënë të tronditur, gjatë një koncerti të saj në Hanover Square, Londër, ku Brooklyn ishte i ftuar të merrte pjesë.

“Victoria dërgoi një ekip sigurie gjatë ditës për të kontrolluar ambientin. Mendova se ishte pak e tepruar, por e pranova”, tregon Tallia. “Në mbrëmje, Brooklyn hyri me motrën time ndërsa unë po bëja provat e zërit. Kur dolëm jashtë, na prisnin rreth 20 paparacë”.

Sipas saj, ishte hera e parë që përballej me një situatë të tillë dhe reagimi ishte i fortë emocionalisht.

“U frikësova shumë. Nuk doja që Brooklyn të mendonte se unë i kisha thirrur paparacët”.

Një tjetër moment i vështirë lidhet me një event bamirësie të rëndësishëm, Global Gift Gala, i organizuar nga aktorja Eva Longoria, mike e afërt e Victoria Beckham.

“Isha tashmë brenda sallës kur Brooklyn më shkroi: ‘Mami nuk më lejon të vij, më vjen keq’. Dhe kaq. Ishte e qartë që Victoria nuk më pëlqente”, shprehet Tallia.

Ajo thekson se sa herë e ka takuar Brooklyn ndër vite, ai ka qenë gjithmonë i sjellshëm dhe i thjeshtë, por e përshkruan gjithë situatën si një “stuhi krejtësisht të panevojshme”.

Sipas saj, kjo përvojë ka ndikuar negativisht edhe në imazhin e saj publik.

“Më kanë parë gjithmonë sikur kërkoja famë. Është një rrjetë e ndërlikuar nga e cila nuk dua të jem pjesë”, thotë ajo, duke shtuar se nuk ka përfituar kurrë financiarisht nga lidhja me Brooklyn.

“Isha ende në shkollë kur u njohëm. Nuk ishim asgjë më shumë se dy fëmijë me një simpati reciproke”.

Në fund, Tallia shpreh hapur mbështetjen për vendimet e Brooklyn Beckham.

“Çfarë ka kaluar ai në atë që unë e quaj ‘rrjeta Beckham’ është shumë për këdo. Ka ardhur momenti të thotë ‘mjaft’ dhe të marrë kontrollin e jetës së tij”.

Sa i përket bashkëshortes së tij, Nicola Peltz, këngëtarja shprehet pozitive, edhe pse nuk e njeh personalisht, duke theksuar se beson se ajo është shpirti binjak i Brooklyn dhe se së bashku formojnë një çift të përkryer.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco