Ina dhe Keijsi janë mes banorëve të Big Brother VIP Albania që këtë javë ndodhen në televotim së bashku me Erikun.
Megjithatë, pavarësisht presionit të lojës, çifti duket se po e përjeton me qetësi dhe afrimitet situatën brenda shtëpisë.
Sapo u zgjuan nga gjumi këtë mëngjes, Ina dhe Keijsi u panë në momente të ëmbla pranë njëri-tjetrit. Teksa ishte përpara pasqyrës e veshur me pizhame, Ina iu afrua Keijsit, i shtrirë në krevat, dhe i dha një puthje, të cilën ai ia ktheu menjëherë me përqafim.
Çifti shfaqet i afërt dhe i përqafuar, duke treguar se marrëdhënia mes tyre vazhdon të forcohet edhe brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
© SYRI.net