Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

Limi ngre pikëpyetje në lidhje me raportin mes tij dhe Albës: Nuk e besoj që jam vetëm unë në jetën e saj

Limi ngre pikëpyetje në lidhje me raportin mes tij dhe Albës: Nuk e besoj që jam vetëm unë në jetën e saj

21:17, 12/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Raporti mes Lim Hotit dhe Alba Pollozhanit po bën bujë të madhe këto ditë në Big Brother VIP Kosova 4.

Kjo pas hyrjes së Limit të premten pasi në shtëpi ka qenë vetëm si 'stich'-i i banores së lartpërmendur.

Në një bisedë me banorët e tjerë, ai ngre pikëpyetje në lidhje me marrëdhënien me Albën.

"Unë nuk e besoj që jam vetëm unë në jetën e saj", tha ai në një moment.

Kjo ka lënë të kuptohet se nuk kanë qenë në kontakt jashtë dhe se nuk di më shumë për jetën që bën.

Të njëjtit nisën romancën në Ferma VIP 2 dhe aty kanë shkëputur këtë lidhje.

Limi tani këto ditë ka treguar një afrimitet me konkurrenten tjetër, Dolce. /Telegrafi


© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco