Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

'Ke tru peshku, si ti ka plot shqiptaria', Fjolla Morina nuk përmbahet ndaj Bia Khalifës

'Ke tru peshku, si ti ka plot shqiptaria', Fjolla Morina nuk përmbahet ndaj Bia Khalifës

20:49, 22/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dita e sotme (e hënë) në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4 është karakterizuar nga tension i lartë, pas një përplasjeje të ashpër mes banoreve Fjolla Morinës dhe Bia Khalifës.

Ajo që nisi si një diskutim mbi sjelljen personale shpejt u shndërrua në akuza dhe replika të forta, duke vënë në pah mosmarrëveshjet e tyre të thella.

Fjolla i kërkoi Bias të tregojë më shumë autenticitet dhe të veprojë në lojë në një mënyrë që të mbahet mend, duke i thënë: “Bëju vetvetja, bëj diçka që të mbahesh mend, jo këso sjellje sepse kështu si ti ka plot shqiptaria".

Por tensioni u rrit kur Fjolla e kritikoi drejtpërdrejt, duke i thënë se ka 'tru peshku', një koment që ndezi edhe më shumë debatet mes tyre.

Bia nuk qëndroi e heshtur dhe iu kundërpërgjigj duke trajtuar një temë personale, duke thënë: “Të paska kapur menopauza".

Ky replika tregoi se mosmarrëveshjet e tyre kanë kaluar nga konflikti për lojën në sulme personale, duke prekur çështje të moshës dhe inteligjencës.

Situata e krijuar duket se ka tensionuar ndjeshëm atmosferën në shtëpi. /Telegrafi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco