Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Nisin përplasjet e para në shtëpinë e BBV5, Iliri i drejtohet Kristit: Skuth, ta fut edhe qesh

Nisin përplasjet e para në shtëpinë e BBV5, Iliri i drejtohet Kristit: Skuth, ta fut edhe qesh

21:13, 21/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Big Brother VIP Albania 5 ka nisur menjëherë me tensione mes banorëve, të cilët kanë hyrë të gjithë me një qëllim, fitimin e çmimit të madh që është 100 mijë euro.

Mëngjesin e ditës së parë, nuk kanë munguar përplasjet mes Ilirit dhe Kristit, kjo falë zgjedhjes së këtij të fundit për ndarjen e krevateve, pasi fitoi sfidën e “Bajames”.

Ndarja e bërë nga Kristi nuk i ka pëlqyer aspak Ilirit, i cili u shpreh se nuk donte të flinte me një mashkull tjetër në krevat.

Pjesë nga debate mes tyre:

Iliri: Profesor Kristi.

Kristi: A mund ta shpreh mendimin të lutem? Pse nuk më dhe një mundësi ta sheshonim?

Iliri: Ti me këtë qetësinë tënde dhe me këtë buzëqeshjen tënde helmuese… je shumë i vogël. Sa të hapësh gojën, unë të kuptoj. Ti harroje, më dëgjo mua. Ti jep tip që ta fut edhe qesh, skuth. Skuthët janë kështu.

Kristi: Skuth jam unë?. /Telegrafi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco