Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

'Të dua, a do martohesh me mua! Arilena Arës i vjen propozimi në skenën e Fest 64

'Të dua, a do martohesh me mua! Arilena Arës i vjen propozimi në skenën e Fest 64

22:31, 20/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Disa momente të pazakonta u shënuan në skenën e Festivalit të 64 të RTSH, sot në natën finale. 

Kur mbaroi performanca e këngëtares Sheila, dhe Salsano Rrapi e Arilena Ara dolën në skenë nga publiku erdhi një propozim për martesë për Arilenën

“Arilena të dua. A do të martohesh me mua!” u dëgjua nga salla e publikut.

Në momentin kur kamera u drejtua nga djali ai u largua.

Ndërkohë Arilena nga skena iu përgjigj ‘’Asnjëherë’ ndërsa qeshte. 

Një moment tjetër ishte dhe një pankartë ku shkruhej 'Tom Kuka', pseudonimi i Enkel Demit si shkrimtar.

Enkel Demi ka qenë një nga bashkëprezantuesit e festivalit të vitit të kaluar.

Ndërkohë në skenë u rrëzua një pjesë e skenografisë.

‘Ou… Na prishët skenografinë’ tha Ara.

Ndërsa Salsano Rrapi ndërhyri duke thënë “Gjithçka është ok në festivalin e këngës në RTSh

‘Gjithcka është jashtë kontrollit’ tha Arilena duke qeshur.

Pas ndërprerjes publicitare, bashkëprezantuesit zbuluan se gjithçka ishte e inskenuar.

Madje treguan dhe emrin e atij që i propozoi Arilenës për martesë. 

"Quhet Fredi'

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco