Ikona e Hollivudit Dick Van Dyke mbush 100 vjeç

Ikona e Hollivudit Dick Van Dyke mbush 100 vjeç

15:41, 13/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Aktori legjendar amerikan Dick Van Dyke, një nga figurat më të dashura të kinemasë botërore, feston 100‑vjetorin e lindjes. I njohur për serialin ikonik të viteve ’60 “The Dick Van Dyke Show”, aktori u bë i njohur falë energjisë, elegancës dhe aftësisë së tij për komedi. Seriali, ku bashkëpunoi me Mary Tyler Moore, u transmetua nga viti 1961 deri në 1966 dhe vazhdoi të shfaqej për dekada.

Van Dyke shënoi sukses edhe në vitet ’90 me serialin kriminal “Diagnosis Murder”. Roli i tij më i famshëm kinematografik mbetet ai i Bert‑it, në filmin klasik “Mary Poppins” të vitit 1964. Filmi, i bazuar në librat e autores P.L. Travers, u kthye në një nga muzikalet më të dashura të historisë së kinemasë.

Në vitin 2018, Van Dyke u rikthye në universin e “Mary Poppins” në filmin “Mary Poppins Returns”, ku në moshën 93‑vjeçare befasoi publikun duke kërcyer mbi një tavolinë në rolin e një bankieri. Në vitin 2013, ai u nderua me Çmimin për Arritje Jetësore nga Screen Actors Guild, si vlerësim për kontributin e jashtëzakonshëm në artin e aktrimit.

Në moshën 100‑vjeçare, Dick Van Dyke mbetet një ikonë dhe frymëzim për breza të tërë artistësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco