Këngëtarja Fifi është shfaqur sot në një transmetim të drejtpërdrejtë në Instagram, ku ka folur për pjesëmarrjen e saj në edicionin e 64-të të Festivalit të Këngës në RTSH, duke u shfaqur e rënduar emocionalisht.
Gjatë live-it, artistja nuk i ka përmbajtur emocionet dhe ka shpërthyer në lot, duke deklaruar se po përballet me presione të mëdha në kuadër të këtij festivali. Ajo ka treguar se situata ka ndikuar ndjeshëm në gjendjen e saj psikologjike.
Fifi konkurron këtë vit së bashku me Tiri Gjocin me këngën “Rri”, një projekt që ka tërhequr vëmendje dhe ka marrë reagime pozitive nga publiku që prej prezantimit.
Megjithatë, gjatë transmetimit, këngëtarja la të kuptohet se dyshon për një “orkestrim” ndaj saj brenda festivalit. Situata u bë edhe më e ndjeshme kur në seksionin e komenteve u përmend djali i saj, gjë që e preku thellë artisten.
Mes lotësh dhe me zë të dridhur, Fifi u shpreh:
“Çka ju ka ba djali jem, kujna jam t’ja prish balancën në festival?”
Deklarata e saj ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale.
© SYRI.net