Alketa Vejsiu shpërtheu ndaj BBVK: Por*o! - Olsa Muhameti i kthehet: Emisionet e tua janë fake, si ty! Të sfidoj, do humbasësh si para disa vitesh

Alketa Vejsiu shpërtheu ndaj BBVK: Por*o! - Olsa Muhameti i kthehet: Emisionet e tua janë fake, si ty! Të sfidoj, do humbasësh si para disa vitesh

15:08, 30/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një debat i ndezur ka shpërthyer mes moderatores së njohur Alketa Vejsiu dhe producenteve të “Big Brother VIP Kosova”, Olsa Muhametit, pas deklaratave të forta të Vejsiut mbi nivelin dhe përmbajtjen e edicionit aktual të reality show-t.

Alketa Vejsiu: “Janë tejkaluar limitet etike. Nuk jam për porno në mes të ditës.”

Në një reagim publik, Alketa Vejsiu kritikoi hapur formatin, duke thënë se ajo çfarë ka parë në rrjetet sociale i ka krijuar shqetësim dhe se programi ka kaluar kufijtë etikë:

“Do ta drejtoja me ndryshe një reality show. Do të rrisja nivelin, sepse tek ‘Bigu’ i Kosovës është tejkaluar çdo limit etik. Nuk jam për porno në mes të ditës kurrsesi. Shoh skena që të krijojnë bezdi. ‘Sex sells’, por unë nuk do të shisja gjithçka për sukses televiziv.”

Image

Vejsiu vuri në pikëpyetje edhe përzgjedhjen e personazheve:

“Lere pastaj modelet qe serviren, njerezit qe futen. Ka personazhe interesant, ka pastaj njerez qe nuk e di cfare perfaqesojne, me cfare statusi futen. Pse duhet te behen model ca modele qe sperfaqesojne asgje, vec tundin te pasnet dhe na japin leksione erotizmi.”

Ajo shtoi se formati, si eksperiment social, mund të ketë sukses edhe duke rritur nivelin e narrativës dhe të personazheve.

Olsa Muhameti kundërpërgjigjet: “Ti je mbretëresha e programeve të vyshkur. Mos gjyko nga videot online.”

Producentja e “Big Brother VIP Kosova”, Olsa Muhameti, reagoi menjëherë ndaj deklaratave, duke përdorur tone të forta dhe duke e akuzuar Vejsiun për sipërfaqësi:

“Dmth të gjykosh ti? ‘Mbretëresha’ e programeve të vyshkur, arkaik, pa emocion, ashtu fake si ty! Mos analizo një program vetëm nga rrjetet sociale, se thua vetë që nuk e ke parë. Kjo tregon jo profesionalizëm.”

Muhameti shtoi se Vejsiu e gjykon programin nga disa video online, duke e cilësuar këtë si qasje të cekët:

“"Mbreteresha" e programeve te vyshkur, arkaik, pa emocion, ashtu fake si ty!”

Producentja e sfidoi hapur moderatoren:

“Të sfidoj, por kam frikë se do humbasësh si para disa vitesh.”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco