'Miku im, ti s’ke vdekur! Kjo nuk është lamtumirë...shihemi përsëri'/ Fjalimi prekës i Big Mamës për Shpat Kasapin

'Miku im, ti s’ke vdekur! Kjo nuk është lamtumirë...shihemi përsëri'/ Fjalimi prekës i Big Mamës për Shpat Kasapin

14:42, 30/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një atmosferë të rënduar emocionale, këngëtarja Big Mama mbajti një fjalim të ndjerë në ceremoninë mortore të Shpat Kasapit, i cili ndërroi jetë papritur në moshën 40-vjeçare. Me zërin që i dridhej, ajo tha se arti dhe kujtimet e tij do të mbeten të gjalla, duke theksuar se “Shpati nuk ka ikur, sepse dashuria që ka lënë pas do të jetojë përherë”.

Teksa i drejtohej mikut të saj të hershëm, Big Mama u shpreh se kjo ndarje nuk ishte lamtumirë, por një “shihemi sërish”. Ajo kujtoi periudhën e fëmijërisë kur të dy nisën hapat e parë në skenë, duke e përshkruar atë si vendin ku formuan ëndrrat, talentin dhe miqësinë që i lidhi për vite me radhë.

Artistja tha se humbja e Kasapit ka krijuar një boshllëk të madh, ndërsa vlerësoi kontributin e tij në muzikë dhe mënyrën se si ai dinte të sillte gëzim te publiku. Sipas saj, emri dhe këngët e Shpatit do të vazhdojnë të dëgjohen dhe të kujtohen në çdo skenë.

Në mbyllje të fjalës, Big Mama deklaroi se zëri dhe shpirti i tij do të mbeten përgjithmonë pjesë e atyre që e deshën, duke e përshëndetur mes lotësh. Këngëtari u përcoll mes duartrokitjesh në Pallatin e Kulturës së Tetovës, ku arkivoli i tij ishte mbuluar me flamurin shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco