'Na trishtove shumëëë'/ Ndarja papritur nga jeta e Shpat Kasapit, reagojnë me dhimbje artistët e njohur shqiptar, ja mesazhet prekëse

'Na trishtove shumëëë'/ Ndarja papritur nga jeta e Shpat Kasapit, reagojnë me dhimbje artistët e njohur shqiptar, ja mesazhet prekëse

10:41, 26/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Bota e muzikës shqiptare është zhytur në pikëllim pas lajmit tronditës për vdekjen e parakohshme të këngëtarit të njohur Shpat Kasapi, një prej emrave më të dashur të skenës moderne shqiptare. Largimi i tij i menjëhershëm ka prekur thellë kolegë, miq dhe publikun që e ka ndjekur për vite me radhë.

Reagimet nga kolegët e tij të afërt nuk kanë munguar. Ndër më të prekshmet është ai i këngëtares Vesa Luma, e cila shprehu dhimbjen për humbjen e artistit:

Image

“Na trishtove shumë Shpat… Ishe një nga njerëzit më të mirë e më pozitiv që kam njohur. Një djalë fisnik e plot jetë, ashtu siç ishin edhe këngët e tua që rritën një brez të tërë. Dritë pastë shpirti yt. Ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve.”

E prekur thellë nga lajmi është edhe moderatorja e njohur Arbana Osmani, e cila ka kujtuar bashkëpunimet e shumta me Shpatin gjatë viteve të festivalit “Top Fest”:

Image

“Shumë i dhimbshëm lajmi për largimin nga jeta të Shpat Kasapit, me të cilin pata fatin të punoj më shumë se 20 vite më parë dhe ta ftoj në skenë me dhjetëra herë. Faleminderit për muzikën, energjinë dhe buzëqeshjet e pakursyera që na ke dhuruar.”

Shpat Kasapi mbetet një prej zërave më karakteristikë të muzikës moderne shqiptare. Me hitet e tij të padiskutueshme, ai shoqëroi breza të tërë dhe la gjurmë të pashlyeshme në industrinë muzikore.

Ndarja e tij nga jeta ka lënë një boshllëk të madh në zemrat e dashamirësve të muzikës shqiptare, te kolegët e tij dhe në skenën artistike ku ai spikati për më shumë se dy dekada.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco