Diddy nën hetim për akuza të reja për sulm seksual

Diddy nën hetim për akuza të reja për sulm seksual

19:11, 18/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Departamenti i Sherifit të Qarkut të Los Anxhelosit tha se po heton akuzat e reja për sulm seksual kundër reperit dhe producentit Sean "Diddy" Combs.

Hetimi nisi pasi departamenti i policisë në shtetin amerikan të Floridës paraqiti një raport, ku jeton viktima e supozuar.

Një zëdhënës i policisë në qytetin Largo, Florida, i tha ABC News se departamenti i ka ofruar ndihmë Departamentit të Sherifit të Los Angeles, por nuk po kryen një hetim të pavarur.

Një raport i policisë së Largos thotë se një burrë që pretendon se Combs e sulmoi seksualisht në vitin 2020 ngriti një padi në shtator.

Emri i viktimës u fshi në raport, por producenti muzikor Jonathan Hay njoftoi në mediat sociale se ai ishte ankuesi. Hay është gjithashtu një nga paditësit "John Doe" në një padi civile kundër Combs të ngritur në korrik.

Haye i dha policisë së Largos foto dhe video që tregonin se ai po punonte me CJ Wallace në një projekt muzikor, gjë që sipas tij çoi në takimin me "Diddy"-n dhe incidentet e supozuara.

Wallace ngriti një kundërpadi në Florida javën e kaluar, duke mohuar "akuzat thellësisht të rreme dhe shpifëse" të Hay dhe duke i quajtur ato pjesë të një "fushate të planifikuar shpifjeje" që synonte të njolloste reputacionin e tij personal dhe profesional.

"Combs mohon kategorikisht çdo akuzë se ai ka sulmuar seksualisht dikë.

"Ne presim me padurim që drejtësia të vihet në vend në gjykatë, ku raste të tilla zgjidhen në bazë të provave materiale, jo spekulimeve mediatike dhe pretendimeve të pabaza", theksoi avokati i Combs, Jonathan Davis. Combs u shpall më parë fajtor për dy akuza për organizim prostitucioni në korrik dhe aktualisht po vuan një dënim me 50 muaj burg që iu dha në tetor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco