Dua Lipa ndez Buenos Airesin mes muzikës, futbollit dhe pasionit argjentinas!

Dua Lipa ndez Buenos Airesin mes muzikës, futbollit dhe pasionit argjentinas!

20:01, 10/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Superylli i muzikës pop, Dua Lipa, e ka kthyer Buenos Airesin për disa ditë në skenën e saj personale, jo vetëm në koncert, por edhe në një nga stadiumet më të zjarrta të planetit. Pas dy netëve të mbushura plot në “Estadio Monumental” në kuadër të turneut Radical Optimism, këngëtarja britanike vendosi të bëjë një ndalesë shumë të veçantë: derbin e përjetshëm Boca Juniors – River Plate në “La Bombonera”.

E veshur me fanellën e Argjentinës, Dua u shfaq në tribunë duke shijuar atmosferën elektrizuese të ndeshjes që përfundoi me fitoren 2-0 të Boca Juniors, falë golave të Zeballos dhe Merentiel.

Më vonë, artistja 30-vjeçare takoi legjendën Juan Román Riquelme, me të cilin pozoi duke mbajtur fanellën e Boca-s me emrin e saj dhe numrin 10. “E dua energjinë dhe njerëzit këtu, janë perfektë”, – u shpreh Dua, ndërsa klubi e publikoi foton në rrjetet sociale me mbishkrimin: “Dua Lipa dhe Román, të magjepsur nga këto ngjyra.”

Por ‘ylli’ shqiptar nuk deshi të lërë asnjë palë mënjanë: pak më vonë, edhe River Plate postoi një foto të saj me fanellën e kuqebardhë, duke treguar se simpatitë e saj janë të ndara.

Pas magjisë argjentinase, Dua Lipa do të vazhdojë turneun e saj në Kili dhe Brazil, ndërsa mbetet një nga artistet më të pasura nën 30 vjeç në botë, me një pasuri prej 129 milionë paundësh.

Në Argjentinë, ajo tregoi se mund të ndezë jo vetëm skenën, por edhe tribunat e futbollit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco