Sezoni i festave është tashmë në kulmin e tij në Nju Jork. Pema e Krishtlindjeve në Qendrën Rockefeller ka mbërritur.
Bredhi norvegjez vjen nga East Greenbush, në periferi të Albany-t, kryeqytetit të shtetit të Nju Jorkut. Është gati 75 metra i lartë, peshon 11 ton dhe është 75 vjeç.
Ceremonia e ndezjes së dritave do të zhvillohet më 3 dhjetor. Pema do të zbukurohet me mbi 50,000 drita shumëngjyrëshe të lidhura nga një varg 8 miljesh i gjatë.
Në majë, do të vendoset një yll tredimensional i përbërë nga tre milionë kristale që peshojnë 800 paund.
Këtë vit, për herë të parë, ata që blejnë një biletë për në Majën e Shkëmbit do të kenë mundësinë ta shohin pemën ndërsa ngjiten në observator./ ANSA.
© SYRI.net