FOTO/ Provokon aktorja e njohur, shfaqet pa reçipeta në publik! Fustani transparent...

FOTO/ Provokon aktorja e njohur, shfaqet pa reçipeta në publik! Fustani transparent...

13:14, 30/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Aktorja e njohur amerikane, ka tërhequr vëmendjen e mediave me paraqitjen e saj të fundit në eventin “Variety Power of Women: Los Angeles”, ku ajo u shfaq me një fustan transparent dhe pa sytjena.

Sweeney kishte zgjedhur një fustan elegant ngjyrë argjendi me shkëlqim, i cili zbulonte pjesë të trupit të saj, përfshirë bustin.
Aktorja, e njohur për rolin e saj në serialin “Euphoria”, u shfaq me flokë të shkurtër bob dhe aksesorë të thjeshtë, duke përfshirë vathë të gjatë argjendi dhe unaza në të njëjtin stil, që i jepnin pamjes një ndjesi klasike por moderne.

Image

Ylli 27-vjeçar pozoi me vetëbesim përpara fotografëve, duke treguar elegancë dhe siguri në veten e saj. Ajo ishte një nga të nderuarat e mbrëmjes, bashkë me emra të njohur si Jamie Lee Curtis, Nicole Scherzinger, Wanda Sykes dhe Kate Hudson.

Në një prononcim për Variety, Sweeney foli për përfundimin e xhirimeve të sezonit të tretë të “Euphoria”, duke thënë se po përjeton “një moment të hidhur dhe të ëmbël” teksa përmbyll një kapitull të rëndësishëm të karrierës së saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco