Favoriti për Oscar 2026 shpallet që tani, ja kush kryeson garën

Favoriti për Oscar 2026 shpallet që tani, ja kush kryeson garën

13:41, 27/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Favoriti për Oscar 2026 shpallet që tani: “One Battle After Another” i Paul Thomas Anderson kryeson garën
Edhe pse ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar do të mbahet në mars të vitit 2026, parashikimet kanë nisur tashmë dhe një favorit i qartë ka dalë në pah.

Sipas agjencisë së basteve Paddy Power, filmi “One Battle After Another” i regjisorit të njohur Paul Thomas Anderson është aktualisht kandidati më i fortë për çmimin “Filmi më i Mirë”, me një probabilitet fitoreje prej 4/7.

Filmi, me aktorët Leonardo DiCaprio, Sean Penn, Benicio del Toro, Teyana Taylor dhe Chase Infiniti, ndjek historinë e Bobit – një ish-revolucionar që jeton me vajzën e tij Willa jashtë shoqërisë. Kur e bija zhduket, ai nis një kërkim të dëshpëruar për ta gjetur, përballë demonëve të së kaluarës.

Deri më tani, filmi ka arkëtuar 48.5 milionë dollarë në mbarë botën dhe po cilësohet si një nga kryeveprat e Anderson-it.

Në garë të ngushtë ndodhet “Hamnet”, drama historike e regjisores Chloe Zhao, me Jesse Buckley dhe Paul Mescal në rolet e William Shakespeare dhe gruas së tij Agnes.

Filmi është renditur i dyti me kuotë 3/1, ndërsa në vend të tretë është “Sinners”, një opera rok horror me vampirë nga Ryan Coogler, me kuotë 12/1.
Konkurrencën e mbyll “Sentimental Value” e Joachim Trier, një dramë familjare që mori 19 minuta duartrokitje në Kanë, me kuotë 8/1.

Parashikimet aktuale sipas kategorive kryesore:

Filmi më i mirë:
• One Battle After Another – 4/7
• Hamnet – 3/1
• Sentimental Value – 8/1
• Sinners – 12/1

Aktori më i mirë:
• Timothée Chalamet (Marty Supreme) – 10/11
• Leonardo DiCaprio (One Battle After Another) – 15/8

 Aktorja më e mirë:
• Jesse Buckley (Hamnet) – 2/5
• Chase Infiniti (One Battle After Another) – 5/2

 Regjisori më i mirë:
• Paul Thomas Anderson (One Battle After Another) – 4/9
• Chloe Zhao (Hamnet) – 9/4

Nëse trendet aktuale vazhdojnë, duket se Paul Thomas Anderson mund të jetë drejt një triumfi historik në Oscar 2026.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco