E varfër apo e pasur? Victoria tregon të vërtetën pas momentit viral me David Beckham

E varfër apo e pasur? Victoria tregon të vërtetën pas momentit viral me David Beckham

09:06, 27/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Videoja e David Beckham duke i kërkuar gruas së tij, Victoria, që të “tregonte të vërtetën” gjatë një interviste, pasi ajo tha se vinte nga një familje e klasës punëtore, u bë virale disa vite më parë.

Në klipin që bëri xhiron e internetit, ish-futbollisti e pyet disa herë se çfarë makine ngiste i ati në vitet ’80, derisa ajo më në fund, mes të qeshurash, pranon:

“Një Rolls-Royce.”

Tani, dy vjet më vonë, Victoria Beckham po sqaron të gjithë historinë në një dokumentar të ri të Netflix, që fokusohet në jetën dhe karrierën e saj.

Në një moment, stilistja e modës flet hapur për fëmijërinë e saj dhe për mënyrën si prindërit, Anthony dhe Jackie Adams, ndërtuan gjithçka nga e para. Të dy shfaqen në dokumentar, duke treguar për sfidat dhe përkushtimin që ndikuan në formimin e saj si njeri dhe si ikonë mode.

Victoria tregon se është rritur në fshatin Goffs Oak në Hertfordshire, jashtë Londrës, bashkë me vëllain e saj Christian dhe motrën më të vogël, Louise.

“Prindërit e mi filluan nga hiçi,” thotë ajo në dokumentar. 

“Për të më dërguar në shkollën e dramës, atyre iu desh ta rihipotekonin shtëpinë.”

Me kalimin e viteve, i ati, Anthony Adams, ndërtoi një biznes të suksesshëm me pajisje elektrike.

“Prindërit e mi ende jetojnë në të njëjtën shtëpi ku jam rritur. Kur e blenë, ishte thjesht një gërmadhë. Babai im e ndërtoi vetë,” tregoi Victoria.

Në dokumentar, Anthony kujton se të ardhurat e tij vinin nga shitja e pajisjeve elektrike, ndërsa bashkëshortja e tij, Jackie, shton:

“Tony gjithmonë ka pasur një etikë pune të jashtëzakonshme.”

Në një intervistë të mëparshme, Victoria sqaroi episodin e famshëm të “Rolls-Royce”-it:

“Po, babai im kishte një Rolls-Royce, por kishte edhe një furgon të bardhë. Unë vij nga një familje e klasës punëtore, në vitet ’80, babai im ishte biznesmen. Ai dhe mamaja ime e nisën biznesin në tryezën e kuzhinës dhe patën shumë sukses, ndaj më vonë bleu një Rolls-Royce.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco