Kim u shfaq me maskë në event dhe njerëzit thjesht s’po i ndalin komentet!

Kim u shfaq me maskë në event dhe njerëzit thjesht s’po i ndalin komentet!

14:52, 20/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kim Kardashian mori pjesë në mbrëmjen e Academy Museum Gala, më 18 tetor, me një veshje nga Masion Margiela, si dhe me një maskë që shokoi internetin.
 
Themeluesja e Skims veshi këtë pamje misterioze, e cila përfshinte një body pa mëngë me strukturë të veçantë dhe një maskë fytyre nga koleksioni “Artisanal 2025”, nga dizajneri Glenn Martens.
 
Kim e kombinoi maskën me një chocker argjendi me gurë jeshilë dhe interneti gjeti me ç'të merret gjithë fundjavën. 

Image

Dikush tha që "po u mbarojnë idetë".

Të tjerë komentuan me shaka se grimieri mund ta ketë lenë në baltë në momentin e fundit, madje dikush tjetër u shpreh se Kim tërhoqi vëmendje edhe pa makeup. 

Por, besojeni ose jo, nën maskën e fytyrës, Kim kishte bërë makeup profesional.

“E dini që unë dua Margiela-n, kështu që ja ku jemi,” tha Kim për Variety.

Image
 
“Sinqerisht, kam sjellë me avion artistin tim të preferuar të grimit, Marion, nga New York-u dhe kjo [maskë] u vendos në çastin e fundit. Jam e sigurt që ai nuk është shumë i lumtur me të, ose ndoshta është.”

Margiela njihet për përfshirjen e llojeve të ndryshme të maskave të fytyrës në dizenjot e tij, kështu që ka bën që Kim t’i qëndrojë besnike koleksionit origjinal, por kjo nuk e ndali internetin, përkundrazi…
 
Kjo nuk është hera e parë që Kim mbulon fytyrën. Met Gala-n e vitit 2021, Kim kishte veshur një fustan të zi Balenciaga dhe një maskë të zezë, duke lënë jashtë vetëm flokët e gjatë, të kapur bisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco