Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 15-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Gjykata australiane jep vendimin për Belina Pupën, reagon Elvis Pupa

Gjykata australiane jep vendimin për Belina Pupën, reagon Elvis Pupa

10:49, 16/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Belina Pupa është shpallur e pafajshme nga Gjykata e Australisë, pas akuzave për kultivim lëndësh narkotike në një banesë të regjistruar në emrin e saj. Pas disa muajsh në proces gjyqësor, burime për VipMagazine kanë konfirmuar lajmin e mësipërm. 

Gjithashtu, bashkëshorti i influencueses, aktori i humorit, Elvis Pupa, ka ripostuar lajmin në Instagramin e tij dhe shkruan: 

"Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Mos paçi të tilla raste që t'jua shpërblejmë."

Image

Në 23 maj të këtij viti, Belina Pupa u paraqit në gjyq, në Australi, pasi dyshohej nga autoritetet australiane se ishte përfshirë në kultivimin e lëndëve narkotike dhe në lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Më vonë, në një deklaratë për Dritare Tv, Belina shprehu se ambienti ku janë evidentuar shkeljet ligjore ishte një pronë në emrin e saj, por e dhënë me qira.

Gjithashtu u dyshua se edhe Elvis Pupa ishte përfshirë në të njëjtën çështje dhe u raportua se ishte shpallur në kërkim nga autoritetet australiane. Megjithatë, aktori i përgënjeshtroi aludimet dhe adresoi gjithë manipulimet që iu bënë ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco