Labubu gjigant mirëpret udhëtarët në aeroportin e Hong Kongut

Labubu gjigant mirëpret udhëtarët në aeroportin e Hong Kongut

17:00, 23/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një Labubu 7 metra e lartë mirëpriti udhëtarët në Aeroportin Ndërkombëtar në Hong Kong me buzëqeshjen e saj karakteristike, shkruan Reuters.

Personazhi i njohur, i veshur me një bluzë të bardhë ku shkruhet “HKG”, qëndron mbi një glob me vende të ndryshme dhe mban  në dorë një aeroplan letre për të simbolizuar fillimin e udhëtimit të ekspozitës globale të Labubu që nga aeroporti.

Ceremonia hapëse e THE MONSTERS dhe Aeroportit Ndërkombëtar të Hong Kongut u mbajt pikërisht këtu, bashkë me instalacionin në hollin e nisjeve.

Edhe pse Labubu duket si një trend që nisi këtë vit, daton që në 2015. Kukulla u krijua nga ilustruesi Kasing Lung si pjesë e koleksionit të tij “The Monsters”, personazhe të frymëzuar nga folklori holandez dhe nordik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco