Presidenti amerikan Donald Trump dhe ish-kampioni i UFC-së, Conor McGregor, po krijojnë një lidhje të re të fuqishme mes SHBA-së dhe Irlandës, e cila pritet të ketë ndikim jo vetëm në sport, por edhe në botën e biznesit dhe politikës.
McGregor, i cili ka paralajmëruar rikthimin e tij në arenën e arteve marciale të përziera, shpalli të martën një partneritet të ri biznesi me Donald Trump Jr, duke e quajtur atë “një fuqi biznesi që do të përshpejtojë suksesin e kompanisë sonë MMA.Inc”. Ai shtoi se “Trump dhe McGregor janë një ekip ikonik që do të forcojë lidhjet mes Irlandës dhe Amerikës si kurrë më parë”.
Nga ana tjetër, presidenti Trump njoftoi se Shtëpia e Bardhë do të presë për herë të parë një ndeshje të madhe të UFC-së vitin e ardhshëm, në kuadër të festimeve për 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së – një lëvizje historike që e lidh sportin me politikën dhe kulturën amerikane.
Rikthimi i McGregor në sport, i kombinuar me mbështetjen e figurave të fuqishme si Trump dhe Elon Musk, e ka vendosur atë sërish në qendër të vëmendjes botërore. Pavarësisht polemikave në vendlindjen e tij, ai po fiton terren ndërkombëtarisht dhe madje ka shpallur synimin për të kandiduar për president të Irlandës.
Aleanca me familjen Trump shihet si një hap i madh pozitiv për McGregor, ndërsa vetë Trump vazhdon të tregojë se nuk është thjesht një politikan, por një figurë që arrin të tërheqë dhe të bashkojë personalitete të botës së sportit, biznesit dhe kulturës.
Partneriteti “Trump–McGregor” pritet të sjellë zhvillime të reja në skenën ndërkombëtare, duke përforcuar imazhin e Trump si njeri i vizionit dhe ndikimit global.
© SYRI.net