Kryeministri slloven Robert Golob dhe partnerja e tij, ish-Miss Sllovenia Tina Gaber, janë martuar ditën e djeshme në Vilën “Tartina” në Strunjan, midis qyteteve Izola dhe Piran.
Mediat sllovene e kanë cilësuar këtë si “dasmën e vitit”. Ceremoninë e ka udhëhequr kryetari i bashkisë së Lubjanës, Zoran Janković, në rolin e regjistruesit të martesës.
Në ceremoni morën pjesë familjarë dhe miq të ngushtë të çiftit, si dhe figura të larta politike, përfshirë ministrat dhe zëvendëspresidentët e qeverisë sllovene, Klemen Boštjančić dhe Matej Archon, si dhe Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos.
Çifti, i cili është bërë publik që nga shkurti i vitit 2023, ka tërhequr vëmendje edhe për ndikimin e Tina Gaber në çështje ligjore, përfshirë miratimin e ligjeve për mbrojtjen e kafshëve.
© SYRI.net