Krijoi perandorinë e modës, ndërron jetë Giorgio Armani

Krijoi perandorinë e modës, ndërron jetë Giorgio Armani

15:27, 04/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Stilisti i famshëm italian Giorgio Armani ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare, sipas raportimeve të mediave italiane dhe agjencive ndërkombëtare.

I lindur më 11 korrik 1934, Armani themeloi në vitin 1975 shtëpinë e modës që mban emrin e tij, duke revolucionarizuar industrinë me stilin minimalist, elegancën e rafinuar dhe kostumet ikonike që u bënë simbol i luksit italian në mbarë botën.

Gjatë më shumë se pesë dekadave në krye të skenës së modës, Armani u shndërrua në një ikonë globale, duke ndërtuar një perandori që përfshin veshje, parfume, aksesorë, linja hoteliere dhe produkte të tjera luksi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco