Rita Ora kalon pushimet në Ulqin bashkë me prindërit e saj

Rita Ora kalon pushimet në Ulqin bashkë me prindërit e saj

14:33, 04/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka zgjedhur Ulqinin si destinacionin e saj për disa ditë të qeta pushimi përpara angazhimeve të mëdha muzikore.

Image

Artistja, e cila prej vitesh është një nga emrat më të përfolur në skenën ndërkombëtare, u rikthye pranë rrënjëve të saj për të kaluar pak kohë me familjen.

Image

Kjo është bërë e ditur nëna e saj, Vera Sahatçiu Ora, e cila publikoi një video në rrjete sociale.

Image

Në pamje shihet Rita e qetë dhe e buzëqeshur në shoqërinë e prindërve, duke shijuar momentet e ngrohta familjare.

Videoja u prit me shumë komente pozitive nga ndjekësit, të cilët u gëzuan që këngëtarja gjeti kohë të kthehej në trojet shqiptare.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco