Aktori i njohur shfaqet me sandale rozë dhe thonj të lyer në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia, befasohen fansat

Aktori i njohur shfaqet me sandale rozë dhe thonj të lyer në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia, befasohen fansat

12:30, 04/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Aktori i famshëm Jason Momoa bëri një dalje të guximshme mode duke u shfaqur nga koka te këmbët në ngjyrë rozë në premierën e filmit “In The Hand Of Dante” në Festivalin e Filmit në Venecia të mërkurën.

Ylli 46-vjeçar u shfaq në tapetin e kuq me një pedikyr rozë dhe sandale të markës “Birkenstock” po ashtu rozë, duke thyer traditën e zakonshme të smokingut klasik.

 

Momoa nuk hezitoi t’i tregonte thonjtë e lyer kamerave, ndërsa pozonte i buzëqeshur dhe argëtohej me kameramanët në një atmosferë të gjallë.

Aktori, i cili mbërriti në Itali në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, po feston premierën e filmit të tij të ri dramatik, ku luan përkrah Gerard Butler, Gal Gadot, Sabrina Impacciatore, Franco Nero dhe John Malkovich.

Ngjarja e filmit ndjek historinë e dorëshkrimit të ‘Komedisë Hyjnore’ që nga biblioteka e Vatikanit përfundon në duart e një bosi mafioz në New York.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco